Kryeprokurori i ri, Ambasada e SHBA: Nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin

Mos i humb

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë një komunikatë të shkurtër, ku rithekson qëndrimin e saj mbështetës për opinionin e dhënë nga OPDAT dhe EURALIUS në lidhje me debatin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, thuhet në deklaratë.

Misionet ndërkombëtare që kanë asistuar në reformën në drejtësi, përkatësisht amerikani OPDAT dhe EURALIUS i Bashkimit Europian kanë këshilluar zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përkohshëm deri në ngritjen e plotë të institucioneve të reja të drejtësisë.

Të dy misionet nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjes me shumicë të thjeshtë të një prokurori të përkohshëm./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit