Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës: E papranueshme lejimi i martesave i të njëjtës gjini .

Mos i humb

Vetëm 30 dollarë për një natë, shtëpia e ‘Princit të Bel Air’ jepet me qira!

Seria “Princi i Bel-Air”-it që edhe shënoi fillimin e karrierës së Uill Smith në televizion, feston 30 vjetorin. Dhe...

Më shumë se 30 të vdekur nga zjarret në Kaliforni/ Shkencëtarët: Ngrohja globale pati ndikim të lartë

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

HEC-et në Vjosë, Meta thirrje qeverisë: Merrni në konsideratë peticionin e 776 shkencëtarëve, e ardhmja s’është shkatërrimi

Presidenti Ilir Meta ka përuruar sot Qendrën Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën. Kreu i shtetit pohoi se do të mbështesë nismën...

Makarona me Brokoli dhe Gjizë – Të Mrekullueshme për Darkë

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur. Kërkon vetëm pak minuta për t’u...

Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës thotë se është e shqetësuar për lajmin për projektin e kodit civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në të cilin lejohen martesat e gjinisë së njëjtë .

“Kryesia një projekt të tillë që legalizon martesat e të njëjtës gjini e konsideron të papranueshëm sepse bie ndesh me parimet fetare, natyrën njerëzore dhe cenon kodin e familjes”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që të heqë dorë nga ky projekt “dhe mos t’i hapet rrugë iniciativave të tilla të cilat bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut”.

Vijimi i deklaratës

Ky shqetësim dhe thirrje e jona si institucion fetar, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi synon vetëm ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona fetare e besimore, tradicionale e kombëtare.

Shoqëria jonë nuk është një shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe për natyrshmërinë e njeriut, nuk mund të heshtim e të tregohemi indiferent ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit të jetës sonë edhe kundër vullnetit të Zotit.
Për ne familja është e shenjtë, prej së cilës varet edhe vazhdimësia e jetës dhe e llojit njerëzor mbi tokë.
Familje ose fole familjare është vetëm ajo e ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përbën një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë.

Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit.
Prandaj, martesat e të njëjtës gjini nuk i shohim si pjesë të traditës sonë të përbashkët dhe të të gjithë elementëve që përbëjnë këtë komb. Ne kemi një traditë të shkëlqyer familjare dhe kjo është një vlerë për shoqërinë tonë, vlerë të cilën nuk duam dhe nuk kemi pse ta humbasim.

Në fund u bëjmë thirrje përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre , që mbi të gjitha të kenë parasysh të mirën e familjes , shoqërisë dhe vendit tonë, ngase bërthama e shoqërisë është familja e jo individi, dhe i bëjmë thirrje publikisht të mos e miratojnë këtë kod civil si të tillë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Egjipt, shtohen thirrjet për protestat e së premtes kundër regjimit

Thirrjet për pjesëmarrje në protestën kundër regjimit të premten po rriten në Egjipt pasi një i ri u qëllua për vdekje nga...

Gjermania largon kantonin zviceran nga lista paralajmëruese e udhëtimit

Fribourg ishte shtuar në listë në fillim të shtatorit, por u hoq më 1 tetor. Kantonet perëndimore të Gjenevës...

’Miratojmë ligjin që na leverdis’’, Vasili: Ja çfarë na tha Gjiknuri, provoi haptazi që PS nuk i do listat e hapura 100%

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke saktësuar se ajo përfundoi...

‘T’i drejtohemi ODHIR’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Hajdeni me një produkt fillimisht

“Thirrja ime publike është se nëse dëshiron konsensus hajde me një produkt me një model Evropian. Nëse nuk e pranojmë hajde ta...

BERZH: Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 përqind si pasojë e pandemisë

Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret rreth 5 për qind këtë vit si pasojë e pandemisë me koronavirus, mirëpo vitin e ardhshëm...