Kryesia e re e LDK-së vendosi sot: Këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësoj profili për Kryeministër

Mos i humb

Kryesia e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, edhe pse nuk e nxori emrin e kandidatit për kryeministër, megjithatë vendosi krieteret mbi bazën e të cilave do të përcaktohet kandidati për kryeministër nga kjo parti.

Media nga burime brenda takimit të sotëm të Kryesisë ka marrë vesh, se shumica e anëtarëve janë pajtuar për parimet që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër.

Si kriter më i rëndësishëm, është emri i cili potencialisht mund t’i fitoj zgjedhjet.

“Kriteri i parë është kandidati që ka potencialin më të madh t’i fitoj zgjedhjet, rrjedhisht kandidati i cili arrin ta mobilizoj votuesin e LDK-së”, tha ky burim.

Si kriter i dytë, duhet të jetë dikush i cili është i njohur me qëndrimin konsistent anti- PDK.

Dhe kriteri i tretë që duhet ta ketë profili i kandidatit për kryeminsitër, raportet që ka me ndërkombëtarët.

“Si kriter i tretë i përcaktuar nga kryesia, ka të bëjë me raportet e mira që kandidati ka me shtetet kryesore të BE-së dhe me ShBA-të”, tha ky burim.

Sipas këtyre burimeve, bazuar në këto kritere, Vjosa Osmani i ka gjasat më të mëdha për t’u nominuar si kandidate e LDK-së për kryeministër.

Kurde, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë nuk ka treguar nëse do të jetë kandidate për kryeministre.

Ajo tha se kjo do të bëhet e ditur përmes një konference që do ta mbajë LDK-ja.

Ndërkohë, Lutfi Haziri i cili kishte ambicie për t’u nominuar si kandidat për kryeministër, nuk mori fare pjesë në mbledhje. Bashkë me të mungoi edhe Agim Veliu, që njihet si një prej njerëzve më të fort në parti.

Ndërkaq, lideri i LDK-së ditën e premte ka theksuar se LDK ka hiq më pak se 4-5 profile për kandidat për kryeministër, derisa e ka përjashtuar veten nga kjo garë.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Besian Mustafa nga LDK ka thënë se në mbledhjen e radhës do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.

“Nuk do të kemi koalicion me PDK-në. Në mbledhjen e radhës do të diskutohet për çështjen e koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen. Posti i kryeministrit i takon partisë më të madhe. Janë hapur diskutimet për mandatarin e LDK-së, por këto do të mbyllen të hënën”, u shpreh Mustafa.

Mustafa ka shtuar se në LDK ka mjaft kandidat që janë të përgatitur për të marrë postin e kryeministrit

“Për momentin i vetmi pozicion është se s’do të kemi koalicion me PDK-në, e po diskutojmë për koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit