Kryetari i Parlamentit të Izraelit njoftoi dorëheqje të papritur

Mos i humb

Kryetari i Knessetit (Parlamenti i Izraelit), Yuli Edelstein, sot ka njoftuar dorëheqje të papritur, disa orë para një afati të caktuar nga Gjykata Supreme që ai të zgjidhte një pasues.

“Unë jap dorëheqjen nga pozicioni im si kryetar i Knessetit”, tha Edelstein, një anëtar i njohur i partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një fjalim të dorëheqjes para Knessetit.

Edelstein argumentoi se vendimi i Gjykatës “shkatërron punën e Knessetit”.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë përbën një ndërhyrje të rëndë dhe arrogante të gjyqësorit në punët e legjislaturës së zgjedhur. Vendimi i Gjykatës Supreme cenon sovranitetin e Knessetit”, tha ai në vërejtjet e cituar nga e përditshmja “The Times of Israel”.

“Unë nuk do të pajtohem me ultimatume. Unë nuk mund të pajtohem sepse kjo do të thotë se agjenda e Knessetit do të përcaktohet nga Gjykata Supreme dhe jo nga kryetari i Knessetit”, tha Edelstein. 

Edelstein më parë kishte refuzuar një kërkesë të opozitës izraelite për të caktuar një seancë për të zgjedhur një kryetar të ri të Knesset.

Opozita izraelite ka 61 vende nga 120 vende në Knesset, duke i mundësuar asaj që të zgjedhë një drejtues të ri nga jashtë partisë Likud, e cila ka vite që po dominon në Knessetin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit