Kryetari i Rahovecit takon ministrin dhe komandantin e FSK-së

Mos i humb

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi takimet zyrtare i ka vazhduar sot, duke e takuar ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së Rrahman Rama, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në mes të komunës dhe dy institucioneve.

Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti Rrahman Rama, e kanë uruar kryetarin Latifi për marrjen e detyrës së kryetarit të Rahovecit duke i dëshiruar suksese dhe kanë kërkuar, që gjatë vitit 2018 të organizojnë në aktivitet-marsh nga ana e FSK-së, në respekt të historisë dhe vlerave që ka Komuna e Rahovecit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se për planifikimin e organizimit të aktivitetit-marshit gjatë vitit 2018, sigurisht që si Komunë, do të japin kontributin e tyre pasi që kjo ka të bëjë edhe me vlerat dhe historinë që ka komuna e Rahovecit. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit