Kryetari i ri i Prizrenit largon fotografinë e presidentit Thaçi nga zyra, vendos të Adem Jasharit

Mos i humb

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e tij, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e heroit Adem Jashari.

Një pamje e tillë vërehet në fotografitë e publikuara nga partia Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës, gjatë një takimi që përfaqësuesit e kësaj partie zhvilluan me Haskukën për ta uruar dhe për t’i ofruar mbështetje në postin e ri.

Haskuka bëhet kryetari i dytë i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale që në zyrën e tij zëvendëson fotografinë e Thaçit.

Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë që është pjesë e LDK-së, ditë më parë ka zgjedhur që në vend të presidentit Thaçi të mbajë në muret e punës fotografinë e veprimtarit Hasan Prishtina, por që brenda zyrës në një pjesë ka lënë dhe foton e Thaçit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit