Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj takohet me kryeminstrin Haradinaj

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinaj, takimi me kryetarin Muharremaj ka qenë i frytshëm dhe se biseda me të ka qenë e fokusuar në projektet e rëndësishme të Komunës së Suharekës.

“Që në fillim të mandatit ne kemi inicuar takimet e rregullta konsultative me Komunat e Kosovës. Kësisoj kemi pranuar kërkesat konkrete nga niveli lokal, për t’i adresuar më pas ato, në të mirën e qytetarëve tanë. Në këtë frymë, sot prita në takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me të cilin biseduam për shumë projekte të rëndësishme të kësaj komune, që do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë”, ka shkruar ndër të tjera Ramush Haradinaj në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Ndryshe, kryetari Muharremaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe një takim tjetër tejet të rëndësishëm me kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka.

“Prizreni dhe Suhareka si komuna do të bashkëpunojnë në shumë segmente në të ardhmen”, ka shkruajtur Muharremaj, derisa ka theksuar se dy komunat janë duke punuar drejtë një së ardhme më të mirë.

“Prizreni dhe Suhareka si komuna do të bashkëpunojnë në shumë segmente në të ardhmen. Me kryetarin Mytaher Haskuka patëm një takim i cili mendoj se do ti shërbej të ardhmes, në fuqizimin dhe progesin e shumë ideve që promovojnë zhvillim”, ka shkruajtur Bali Muharremaj në faqën e tij zyrtare në facebook. /KosovaPost/

Fotografia e Bali Muharremaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit