Kryevirologu amerikan gati të vërë bast: Vaksina e sigurt në nëntor, por nuk përjashtohet edhe në tetor

Mos i humb

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci është gati të vërë bast për një vaksinë efektive që do të jetë gati në nëntor ose dhjetor megjithatë ai e lë mundësinë të hapur edhe për tetorin.

Duke folur në panelin virtual në Institutin ‘Congressional Hispanic Caucus Institute’, imunologu amerikan tha se shanset në fund të fundit varen nga numri i infeksioneve që do verifikohen gjatë provave.

“Për të treguar nëse një vaksinë është efektive – tha ai – studiuesit duhet të zbulojnë 150 infeksione në zonën e testimeve, në momentin që prova është në dy të tretat e numrit të përgjithshëm të njerëzve për të cilët janë menduar dozat”.

Fauci nuk përjashton që rezultatet mund të vijnë më shpejt, ndoshta në muajin tetor.

Ai më tej shpjegoi se studiuesit eksperimentojnë me vaksinat duke u dhënë doza disa njerëzve dhe placebo të tjerëve, pastaj presin të shohin nëse ata që u është dhënë një dozë e vërtetë zhvillojnë më pak raste dhe simptoma më pak të rënda.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit