Kryqi i Kuq i bën thirrje Izraelit të zvogëlojë numrin e të burgosurve palestinezë

Mos i humb

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) i ka bërë thirrje Izraelit që të zvogëlojë numrin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Koronavirusi është një sfidë e madhe për autoritetet e burgjeve izraelite, por detyrimet e tyre ndaj të arrestuarve mbeten përkundër vështirësive për shkak të krizës aktuale”, thonë nga ICRC.

“Ne kemi këshilluar autoritetet e burgjeve në Izrael dhe në territoret e okupuara që të marrin në konsideratë zvogëlimin e numrit të të burgosurve”, shtojnë nga komiteti.

Nga Kryqi i Kuq thonë se kuptojnë shqetësimet e familjeve të të burgosurve, duke shtuar se vazhdon të vizitojë burgjet për të siguruar kujdesin për të burgosurit palestinezë.

Të dielën, Autoriteti Palestinez kërkoi nga Kryqi i Kuq të ndërhyjë për mbrojtjen e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në të paktën 179 vende dhe territore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit