KS i OKB-së diskuton për Kashmirin

Mos i humb

Miratohen në parim ndryshimet kushtetuese, nisma e PS dhe Murrizit do bashkohet për t’u shqyrtuar

Pas shumë debateve mes përfaqësuesve të partive, në Komisionin e Ligjeve të mbajtur ditën e sotme është arritur një dakordësi në lidhje...

Arrestohet kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka treguar se është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati. Arrestimi ndodhi gjatë...

Greqia dhe Turqia regjistrojnë shifra rekord rastesh të reja Covid

Greqia konfirmoi 342 raste të reja të koronavirusit, përfshirë 24 të cilave u dihet prejardhja, ndërsa 30 raste janë identifikuar në pikat e...

Një asteroid me përmasa sa një autobus do të fluturojë shumë pranë tokës

Një asteroid me madhësinë e një autobusi do fluturojë në afërsi të Tokës më 24 shtator. Asteroidi i quajtur...

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) kanë zhvilluar bisedime të pazakonshme për rajonin e diskutueshëm të Kashmirit në mes të shqetësimeve të vazhdueshme për pikën kritike midis rivalëve të armatosur bërthamorë, Indisë dhe Pakistanit.

Pas takimit, ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy tha se trupi prej 15 vendesh ka diskutuar për rajonin kontestues të administruar nga India, ku New Delhi është akuzuar për abuzime ndaj popullatës së saj kryesisht muslimane.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi mbi Kashmirin në konstultime të mbyllura”, shkroi Polyanskiy në llogarinë e tij në Twitter pas përfundimit të diskutimeve.

“Rusia me vendosmëri qëndron për normalizimin e marrëdhënieve midis Indisë dhe Pakistanit. Shpresojmë që ndryshimet midis tyre do të zgjidhen përmes përpjekjeve dypalëshe bazuar në Marrëveshjen Simla të vitit 1972 dhe Deklaratën Lahore të vitit 1999”, shtoi Polyanskiy.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun, paralajmëroi “tensione” në rajon dhe tha se anëtarët e këshillit dëgjuan nga një zyrtar i OKB-së për “situatën në terren” dhe më pas “shkëmbyen mendime” për çështjen kontestuese.

Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, ishte caktuar të marrë pjesë në takimet në New York dje pasdite.

Sipas raportimeve, Franca, një aleate e Indisë, ka kundërshtuar kërkesën e Kinës për të zhvilluar bisedime me dyer të mbyllura për çështjen e Xhamu dhe Kashmirit në selinë e OKB-së.

Muajin e kaluar, SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Rusia penguan një përpjekje tjetër nga Kina për të diskutuar për çështjen e Kashmirit në një takim me dyer të mbyllura.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së për herë të fundit diskutoi për çështjen e Kashmirit në gusht të vitit 2019.

Kina për një kohë të gjatë shpreh shqetësim për situatën në Kashmirin e administruar nga India dhe ka deklaruar se mbështet “aleatin” Pakistanin në luftën e saj për popullin e Kashmirit.

India dhe Pakistani e administrojnë Kashmirin në pjesë, por e pretendojnë atë të plotë. Kina po ashtu kontrollon një pjesë të rajonit të kontestuar, por India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra mbi Kashmirin.

Marrëdhëniet e tensionuara tashmë për një kohë të gjatë midis dy rivalëve bërthamorë të Azisë së Jugut u rritën më tej pasi India tërhoqi dispozitat e veçanta të shtetit Xhamu dhe Kashmir dhe vendosi një bllokim gati të plotë më 5 gusht.

Disa grupe të të drejtave, përfshirë Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International (AI), në mënyrë të përsëritur i kanë bërë thirrje Indisë që të heqë kufizimet dhe të lirojë të paraburgosurit politikë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rrjedhin gjitha detajet e Google Pixel 5, pak para lansimit!

Google ka vendosur të mbajë një ngjarje më vonë sot gjatë ditës, ku kompania do të zbulojë zyrtarisht modelin e ri të...

Rusi, 169 viktima dhe mbi 8.900 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

Macron telefonon Putinin: Duhet një armëpushim i plotë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për armëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre...

Ukrainë, 5 të vdekur gjatë zjarreve pyjore

Gjatë zjarreve pyjore në Lugansk, në lindje të Ukrainës, për vdekje kanë pësuar pesë persona. Në njoftimin e Ministrisë...

Sinjalet e Fshehura Që Tregojnë se i Keni Enët e Gjakut të Bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike...