“Ksenofobia ishte motivi i sulmuesit në Hanau”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme të shtetit federal gjerman Hessen, Peter Beuth, deklaroi se ksenofobia është motivi i sulmuesit që kreu sulmin terrorist të ekstremit të djathtë në qytetin Hanau, (AA).

Ai konfirmoi se në sulmin humbën jetën nëntë persona, ndërsa janë plagosur disa të tjerë, prej të cilëve njëri më rëndë.

Ai theksoi se janë mbledhur deklarata të dëshmitarëve dhe video incizime mbi sulmin pas së cilit është gjetur kufoma e sulmuesit 43 vjeçarë dhe nëna e tij 72 vjeçare.

Ministri Beuth tha se sulmuesi ishte gjerman që jetonte në qytetin e Hanau.

“Të dhënat e para tregojnë se motivi i sulmuesit ishte ksenofobia”, tha Beuth, duke dënuar me forcë sulmin.

Ai theksoi se Zyra e Prokurorit Federal ka filluar hetimin për sulm të dyshuar terrorist.

Nga sulmi i armatosur në dy lokale Hanau për vdekje pësuan nëntë persona, në mesin e të cilëve ka edhe turq.

Sulmuesi Tobias R., një terrorist i ekstremit të djathtë, është gjetur i vdekur në shtëpi, gjatë operacionit të cilin e kreu ekipi i policisë speciale.

Sulmuesi posedonte leje gjuetie, ndërsa më vonë u gjet edhe letra dhe një video-mesazh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit