KSHH: Reforma po zvarritet. Komisioni ad hoc, pyetje të njëanshme kandidatëve

Mos i humb

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me një deklaratë në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi.

KSHH thotë në deklaratën e vet se gjatë zbatimit të reformës në drejtësi janë vënë re zvarritje për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

“Vonesat janë të pajustifikuara dhe kanë ardhur si pasojë e polarizimit të thellë politik”, thotë KSHH.

Sipas KSHH-së, komisioni ad hoc i ngritur për përzgjedhjen e kandidatëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për ata në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u ka drejtuar pyetje paragjykuese dhe të njëanshme disa kandidatëve të përfshirë në këtë proces.

“Për ngritjen e institucioneve të Vettingut, vëzhguesit e KSHH-së, kanë vërejtur gjatë monitorimit se edhe pse komisioni i parë parlamentar ad hoc verifikues konstatoi se disa kandidatë plotësonin kriteret formale ligjore, ndaj tyre u drejtuan pyetje paragjykuese dhe të njëanshme, duke vënë kandidatët nën presionin politik dhe psikologjik”, thotë KSHH./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit