Kthimi i ligjit nga Meta, Tabaku: Arsyet pse Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve

Mos i humb

Covid-19/ Bilanci tragjik, 1150 të vdekur në SHBA gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në botë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i vdekjeve mbetet sërish i...

Kosovë/ Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë rezultoi pozitiv me Covid-19, testohen 58 kolegë të tij

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë gjatë të martës ka dalë pozitiv me coronavirus. Zëdhënësi i Ministrisë...

Sir Keir Starmer zgjidhet drejtues i Partisë Laburiste të Britanisë

Sir Keir Starmer u zgjodh udhëheqësi i ri i Partisë kryesore opozitare Laburiste të Briatanisë, transmeton (AA). "Është...

1-vjeçari në mesin e të infektuarve me koronavirus në Malishevë

Një fëmijë i moshës një vjeçare është në mesin e të infektuarve me koronavirus në Malishevë. IKSHPK mbrëmë ka...

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përshëndet vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin e Korporatës së Investimeve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’,Tabaku jep arsyet kryesore, pse sipas saj, “Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve. Së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji)”.

Reagimi i Tabakut:

Gjatë vitit të fundit Partia Demokratike ka zhvilluar një betejë me fakte, të dhëna dhe argumenta se pse Korporata e Investimeve është një projekt antikushtetues dhe grabitqar.

Në betejën tonë nuk kemi qenë vetem. Institucionet ndërkombëtare duke nisur nga BB, FMN dhe BE kanë reaguar duke kërkuar që ky ligj të mos miratohet sepse është në dëm të interesit publik dhe mbledh fuqi në duar të një individi. Sot dhe Presidenti i Republikës reagoi duke mos e dekretuar ligjin.

Duke përshëndetur aktin e tij, gjej rastin të paraqes arsyet kryesore përse Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve. Së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

Së dyti, me pushtetin ndaj çdo prone publike dhe/ose private në vend, kryeministri do të shpërndajë pronat tek oligarkët. Në këtë mënyrë do marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.

Akti i presidentit ndonëse i dobishëm është shpresë pak pasi mazhoranca e drejtuar nga PROSSH (Partia e Rilindur e Oligarkëve Socialistë të Shqipërisë) duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese do ta rrezoje perseri kete ligj siç ka bërë me shumë të tjerë të kthyer nga presidenti. KISH është akti parafundit dhe pas tij do të vijë ligji i shpronësimeve që do zhvlerësojë pronën private.

Koha për sugjerime, amendime e këshilla ka kaluar. Kur çdo ligj që votohet është në dëm të interesit publik, kur nuk miratohet një ligj i vetëm që t’i japë prioritet të pamundurit, pronarit, studentit e fermerit. Përherë ligjet e kësaj mazhorance janë anti-treg dhe në favor të një grupi të vogël atëherë kjo nuk quhet më qeveri e njerezve dhe për njerezit!

Koha e kësaj qeverie ka mbaruar dhe në arrogancën e vendimeve të atyre që po largohen po bejnë dëm buxhetit ta shtetit dhe pronave të shqiptarëve. Kushdo që abuzon do paguajë. Kushdo që perfiton nga burimet shteterore do paguajë.

  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Hamas shfaq gatishmëri për shkëmbim të të burgosurve me Izraelin

Grupi palestinez Hamas ka njoftuar se do të "sillej me përgjegjësi" ndaj çdo "përgjigjeje të vërtetë" ndaj nismës së saj të shkëmbimit...

Filipine, 21 mjekë të vdekur nga COVID-19

AnkaraSë paku 21 mjekë kanë vdekur në Filipine për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

CEO i Twitterit do të dhurojë 1 miliard dollarë për luftën kundër COVID-19

Drejtuesi i lartë (CEO) i Twitter-it, Jack Dorsey, njoftoi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të dhurojë...

Izrael, rritet në 71 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Izrael ka arritur në 71 numri i të vdekurve dhe në 9.404 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Kroaci, në një shtëpi për të moshuar 10 të infektuar nga COVID-19

Është duke vazhduar evakuimi i një pjese të banorëve të shtëpisë për persona të moshuar në Split të Kroacisë pasi që 10...