Kthimi i muslimanëve të Arakanit, marrëveshje e Bangladeshit dhe Mianmarit

Mos i humb

Bëhet e ditur se nuk është publikuar ndonjë detaj në lidhje me marrëveshjen dhe nuk është specifikuar data në të cilën muslimanët e Arakanit do të kthehen.

Bangladeshi dhe Mianmari janë dakorduar që muslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh të rikthehen në territoret e tyre.

Sipas medieve të Bangladeshit, mësohet se ministrja e Punëve të Jashtme dhe përgjegjëse e çështjeve të Presidencës së Mianmarit, Aung San Suu Kyi, këtë mëngjes ka kryer një takim për 45 minuta me ministrin e Jashtëm të Bangladeshit, Mahmud Ali.

Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, pas takimit ka njoftuar se me ministrin për Zyrën e Këshilltarit Shtetëror të Mianmarit, Kyaw Tint Swe, kanë nënshkruar “Marrëveshjen për rikthimin e personave të zhvendosur nga rajoni i Arakanit”.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk është publikuar ndonjë detaj në lidhje me marrëveshjen dhe nuk është specifikuar data në të cilën myslimanët e Arakanit do të kthehen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit