Ku dhe si duhet të qëndrojë gruaja e shkurorëzuar gjatë kohës së idetit?

Mos i humb

Pyetje: Selam Alejkum. Gruaja idetin a duhet ta kryen ne shtepine e burrit apo ne shtepi te familjes se saj. Nese duhet ta kryen idetin ne shtpine e burrit, atehere a e ka te lejuar te qendroj ashtu siq ka qendruar para talakut ne prezenc te burrit te saj, dmth te qendroj pa mbulese, gjithashtu a lejohet gjate idetit fjetja me burre? Selam Alejkum Allahu ju ruajt.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Gruaja e shkurorëzuar një apo dy herë duhet të qëndrojë në shtëpinë e burrit të saj gjatë kohës së idetit (kohës së pritjes) të saj, duke u bazuar në fjalën e Allahut ku thotë: “Mos i nxirrni prej shtëpive të tyre (shtëpive të burrave të tyre), e edhe ato mos të dalin ndryshe përveç nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar“. (Talak – 1)

Së dyti: Gjatë kohës së idetit burri është i obliguar të kujdeset njëjtë ndaj gruas së tij, ashtu siç është kujdesur më herët, duke i ofruar asaj vendbanim, ushqim dhe gjërat e nevojshme. Gjithashtu dhe gruaja gjatë kësaj kohe qëndron me burrin e saj njëjtë sikur ka qëndruar më herët, vetëmse nuk ka të drejtë marrëdhënie me të, nëse ai nuk e ka për qëllim kthyerjen e saj.

Së treti: Nëse burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij duke qenë ajo në idet dhe nuk e ka për qëllim kthyerjen e saj, atëherë ai për këtë ka mëkat para Allahut (azzevexhel). Ndërsa nëse e bën atë duke pasur për qëllim kthyerjen e saj, atëherë ajo në këtë mënyrë kthehet bashkëshorte e tij, ashtu siç ka qenë më herët.

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Ajo duhet të qëndrojë në shtëpinë e burrit të saj deri të përfundojë ideti i saj dhe në këtë gjendje ajo lejohet të zbulohet para tij (të qëndrojë pa mbulesë), të zbukurohet, të parfymoset, të ulet me të dhe t’i flet atij, dhe të veprojë çdo gjë me të përveç kënaqësisë së drejtpërdrejtë apo marrëdhënieve intime, ngase ajo është kur ta rikthejë atë. Dhe ai ka mundësi që ta rikthejë atë me fjalë duke i thënë: Të rikthej bashkëshortja ime, apo me vepër: Duke pasur marrëdhënie intime me të me qëllim rikthimi. (Es’ileh Tuhimul Usratil Muslimeh 61)

Allahu e di më së miri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit