Kudsi Lindor, policia izraelite vret një palestinez 30-vjeçarë

Mos i humb

Policia izraelite ka vrarë një palestinez me pretenimet se ka tentuar me armë të ftohtë të hyjë në kompleksin e Al-Aksas në Kudsin Lindorë.

Policia izraelite njofton se i riu palestinez ka sulmuar policinë me armë të ftohtë, por se askënd nuk e ka lënduar.

“Ai u vra nga policia izraelite”, konfirmon policia.

Mediat lokale theksojnë se viktima është 30-vjeçari Ahmed Muhamid.

Dhjetra policë izraelit pas këti rasti hynë në shtëpinë e palestinezit Muhamid në lagjen Ayn Cerrar duke marrë në pyetje anëtarët e familjes së tij.

Nga pasdita e djeshme policia izraelite ka mbylluar të gjitha portat në Al-Aksa./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit