Kujdes me distancën e televizorit kur fëmijët janë duke e shikuar!

Filmat e animuar janë pjesë e përditshme e fëmijëve dhe ata kalojnë me orë të tëra duke i shikuar.

Mirëpo, ka diçka që duhet ti kushtojmë jashtëzakonisht kujdes dhe ajo është distanca nga e cila fëmija vrojton televizorin.

Fëmijët zakonisht janë të prirur të ndjekin programet nga një distancë shumë e afërt me televizorin dhe prindërit shpesh nuk janë vigjilent lidhur me këtë.

Ndjekja e televizorit nga afër është shumë e dëmshme për sytë dhe sidomos për fëmijët të cilët janë shumë më të ndjeshëm.

Distanca duhet të jetë rreth 3 metra dhe nëse vëreni që fëmija ka probleme të shoh nga kjo distancë, bëni mirë të konsultoheni me mjekun për të parë nëse fëmija juaj ka probleme me shikimit./Mesazhi/

Shtojca

Lini nje Koment