Në konferencë për media presidenti Thaçi u pyet nga një gazetar serb edhe për vrasjen e politkanit serb, Oliver Ivanoviç.
Ai tha se është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar përgjegjësit e këtij krimi.
Thaçi bëri të ditur se kontakt ka pasur edhe me Serbinë.
Ai është shprehur optimist që institucionet e drejtësisë në një të ardhme të afërt do të dalin me konkluzione.
Sipas presidentit këto konkluzione “do të jenë me kokëdhimbje për dikë”./Kosova Post/