Kujt i duhej i vdekur Oliver Ivanoviçi? Tre fakte që nuk duhen anashkaluar

Mos i humb

Vrasja e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë është një ngjarje që rrezikon të sjellë trazira në Kosovë dhe Republika e Kosovës djhe qytetarët e saj janë ata që dëmtohen më shumë nga kjo gjë.

Që prej ditës së djeshme ekziston një ndjenjë gatishmërie, e cila shkon deri në një ndjenjë faji të presupozuar për atë që ndodhi si tek autoritetet e Kosovës ashtu edhe tek politikanët shqiptarë në Shqipëri apo Mal të Zi, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, duke vlerësuar të gjitha sa u tha më sipër si edhe domosdoshmërinë e mbajtjes së rpaorteve të mira me serbët, ka disa çështje që nuk duhen anashkaluar për çfarë ndodhi.

– Oliver Ivanoviç u vra në një territor që nuk kontrollohet nga autoritetet e Kosovës. Pjesa veriore e Mitrovicës është kontrolluar nga autoritete paralele serbe, të cilat janë të gërshetuara me grupe mafioze. Në jo pak raste, këto grupe janë përplasur me njëra-tjetrën për çështje të zotërimit të territorit dhe kontrabandës në zonë.

– Oliver Ivanoviç ishte një politikan i akuzuar dhe i dënuar për krime ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ka dëshmi të shqiptarëve në Mitrovicë që tregojnë se ai ka marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve atje. Gjykata ka dhënë tashmë vendim për çështjen e tij.

– E nëse këtë vrasje do të na duhet t’a nxjerrim domosdoshmërisht nga konteksti i një larjeje hesapesh mes grupeve serbe për pushtet apo kontroll territori, duhet parë se kujt i konvenon më shumë dhe kujt më pak kjo vrasje. Shqiptarët janë ata që kjo vrasje i dëmton më së shumti.

Të treja këto pika nuk duhen lënë pas dore kur trajtohet çështja në fjalë që të mos marri përsipër çështje që kurrë nuk e kemi patur zakon t’i bëjmë. Shqiptarët shquhen më shumë për eleminim të njeri-tjetrit se sa të të tjerëve në këtë rajon./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit