Kujtesa proces psikologjik dhe përcaktues i qëndrimeve politike

Mos i humb

Forum ZFD programi në Kosovë dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës ka organizuar sot masterklasën publike “Politika e kujtesës dhe kujtesa politike: Përvojat, rrëfimet dhe transmetimi i së kaluarës”.

Në këtë ligjëratë publike u tha se viteve të fundit është shtuar përkushtimi ynë në realizimin e projektit ku në fokus është brezi i ri të cilët e kanë përjetuar luftrat në Jogusllavi.

Korab Krasniqi, menaxher i Forum ZFD theksoi se qëllimi i vetëm është shqyrtimi i kujtesës së viteve të 90-ta.

“Aktivizmi i grave gjatë viteve të 90-ta, grevën e minatorëve në Trepçë 1989 dhe së fundi kemi shikuar periudhën e shpërbërjes së Jogusllavisë dhe gjitha dinamikat sociale politike e ekonomike që janë përcjellë bashkë me atë. Sot jemi këtu për ta trajtu kujtesën në kontekstin e politikës dhe se si është e ndërlidhur  kujtesa si nocion me politikën në rrethana të ndryshme”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Politologu Bekim Baliqi u shpreh  se hulumtimi ynë ka nxjerr në pah ndikimin e luftës në krijimin e pikëpamjve dhe qëndrimeve politike.

“Ne kemi shumë pak hulumtime rreth ndikimit që ka lufta dhe në krijimin e për pikëpamje politike,  qëndrimeve politike dhe madje dhe në identitetin tonë. Si rrjedhojë ideologjike ka qenë për fëmijët e parë të luftës në Kosovë dhe më vonë për kujtesën e kontestuar. Pytjet thelbësore në këtë proces janë se: Çka janë mardhëniet mes kujtesës dhe pushtetit politike, si rikrijohet dhe transformohet kujtesa e luftës në sferën publike dhe si ndikon kujtesa kolektive në perceptimin e së kaluarës në aspektin politike dhe ndërkombëtar, tha Baliqi, për të shtuar më pas se kujtesa kolektive është ajo se çka kujtojmë ne si shoqëri nga ajo që kemi përjetuar, raporton Kosova Post.

“Kujtesa kolektive është ajo që çfarë e kujtojmë nga e kaluara, nuk është vetëm një proces psikologjik i memories por është një mënyrë e përcaktimit të së tashmës dhe proces i së ardhmës, përvojat e së kaluarës transformohen në forma të ndryshme, por edhe në hapësirën publike në ballafaqohemi me transformimin e së kaluarës. E kaluara ritransmetohet vazhdimisht, çdo pushtet jep një kuptim ose rikujtim të veçantë të së kaluarës në përgjithësi”, theksoi Baliqi, ndërsa u ndërlidh me kujtesën kolektive që serbët e Kosovës, ndryshe nga kujtesa e shqiptarëve.

“Në hapësirat publik ku jetojnë komuniteti serb shohim krejt një pejsazh ndryshe të kujtesës kolektive, derisa aty përkujton viktimat jo luftëtarët. Emrat e rrugëve dhe emërtimet e heronjëve nuk janë të luftës së fundit, por janë figura përtej kohës dhe kanë mesazhin më të madh politik. Rrëfimi sot për luftën është në kundërshtim të plotë me rrëfimin dhe hapësirën e luftës në Kosovë, dhe ka efekte të mëdha edhe politike dhe ndikon në distancën tek gjeneratat e reja”, bëri të ditur Baliqi I cili më pas tha se duke u ndikuar nga kujtesa kolektive shkohet në drejtim ku pengohet gjykimi I drejtë I paanshëm sikur edhe pengon në gjykimin e kriminelëve në mënyrë të drejt, dhe kjo gjendje në periudhë afatgjate mund të na dërgojë në konflikte edh emë të thella./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit