Ballina Ballkani Kukan: S’ka rëndësi kur arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, por çfarë do të përmbajë...

Kukan: S’ka rëndësi kur arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, por çfarë do të përmbajë ajo!

28
0
SHPËRNDAJE

Deputeti i Parlamenti Europian e kryetar i Këshillit për Stabilizim Asociim të BE-së në PE Eduard Kukan thotë se në dialogun ndërmjet Beogradit Prishtinës tash për tash nuk është çështje kryesore debati kur do të arrihet marrëveshja, por si të arrihet te marrëveshja dhe cila do të jetë ajo marrëveshje.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos i tejkalojmë limitet e të mundshmes”, citon tanjug të ketë thënë Kukan.

Në pyetjen e kësaj agjencie serbe të lajmeve se si ai e sheh optimizmin e zyrtarëve të BE-së të cilët marrëveshjen për normalizimin e gjithanshëm e presin gjatë muajve të fundit dhe pesimizmin e kryetarit Aleksandar Vuçiç se nuk po e sheh në horizont zgjidhjen rreth marrëveshjes, Kukan thotë se deklaratat aktuale duhet shikuar nga “distanca e shëndoshë”.

“Së pari, nuk bëhet fjalë se kur duhet të arrihet marrëveshja, por ç’lloj marrëveshjeje duam. Mendoj se duhet të jetë e qartë se çfarë dëshirojmë të arrijmë. Këtë njësoj e mendoj për Serbinë e Kosovën si dhe për BE-në e cila bart përgjegjësi për rajonin si pjesë potenciale e ardhshme e BE”, thotë Kukan.

Ai ka theksuar se nuk ekziston “zgjidhej magjike” për zgjidhje të marrëdhënieve Serbi- Kosovë dhe se duhet vazhduar punën në këtë proces dhe në atë që është arritur deri më tash./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here