Kundërpërgjigjet Serbia në lidhje me taksën, ja çfarë veprimi do të ndërmerr

Mos i humb

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç është shprehur se nëse nuk largohet taksa ndaj mallrave të Serbisë atëherë dëmi do të jetë i konsiderueshëm.

Gjatë ditës së sotme, ai i ka thënë RTS-së se është e vështirë të parashikohet kur do të shfuqizohet taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.

“Është e qartë se autoritetet e Kosovës janë nën një presion të madh nga ekonomia e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare, por është e vështirë të parashikohet se kur do të shfuqizohet taksa”, është shprehur Ljajiqç.

Ai ka thënë se dëmi i deritanishëm është 66.2 milionë euro por ka paralajmëruar se dëmi do të jetë edhe më i madh nëse taksa mbetet afatgjate.

Ljajiç ka theksuar se ndryshimet dramatike janë regjistruar në dhjetor kur është krahasuar i njëjti muaj me vitin 2017 kur mallrat nga Serbia përbënin 15.7 për qind të importeve në Kosovë ndërsa një muaj më parë vetëm 1.7 për qind.

“Në dhjetor të vitit 2017 hyrën mallra në vlerë të 46 milionë eurove ndërsa muajin që shkoi 5.7 milionë”, ka thënë Ljajiç.

Sipas tij, është e rëndësishme që tatimi të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi më vonë heqja nuk do të ketë efekt ekonomik dhe të tjerët do të zënë tregun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit