Kur do të përfundojë autostrada Prishtinë-Gjilan, flet ministri Lekaj

Mos i humb

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në raportimin e tij para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, ka folur për planifikimet  e projekteve infrastrukturore për vitin 2019.

Më këtë rast, ministri Lekaj ka njoftuar për projektet të cilat priten të përfundojnë në këtë vit, si dhe punimet të cilat kanë mbetur në ngecje.

“Sektori i rrugëve paraqet 90% të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Objektivat kyçe janë integrimi i Kosovës në rrjetin rajonal rrugor, zvogëlimi i shpenzimeve të transportit, rrjetin e sigurisë, ndërtimi i rrugëve të reja që zvogëlojnë trafikun në qendra. Gjithashtu  me rrugë të standardeve të larta përmirësojmë  dhe rrisim nivelin e sigurisë në komunikacion”, ka thënën Lekaj.

Me tej, Lekaj bëri të ditur se autostrada Prishtinë-Gjilan, është planifikuar të përfundoj në vitin 2020, projekt ky i cili kap vlerën e 88 milionë euro.

“Ka përfunduar dislokumi i varrezave në trasenë e rrugës në Han të Elezit dhe tani do të fillohet me  fazat e tjera të punëve. Autostrada Prishtinë -Gjilan,  ka një gjatësi 47 km dhe vlera e projektit  si tërësi arrinë 88 milionë euro. Ky projekt është duke avancuar sipas kontratës dhe është planifikuar të përfundoj në vitin 2020”, ka njoftuar ai.

Për më tepër, ministri Lekaj ka njoftuar se ka ngecje në projektin Kiev-Zahaq, siç tha ai për shkak të marrëveshjes me BERZH-in.

“Tek projekti Kiev-Zahaq kemi ngecje për shkak të marrëveshjes me BERZH-in. Zgjerimi i rrugës Dol-Gjakovë do të filloj nesër segmenti i parë dhe i dytë, deri në Kramovik do të kryhen këtë vit”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit