Kur mashtrojnë dhe gjermanët: Bosch, gjobë 90 milion euro

Mos i humb

Ofruesi prestigjoz gjerman i teknologjive dhe shërbimeve për automjete – Bosch ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 90 milion euro për dështimet e mbikëqyrjes që lejoi prodhues të makinave të mashtrojnë në testet mbi emetimet e gazrave të dëmshëm.

Prokurorët gjermanë njoftuan se teknologjia Bosch u mundësoi prodhuesve të makinave të përdorin softuerin e menaxhimit të motorëve, të cilat më pas treguan një nivel më të ulët të ndotjes në teste.

Bosch ka dorëzuar rreth 17 milionë pajisje teknike të pajisura me softuer për menaxhimin e motorëve.

Prokurorët deklaruan se Bosch pranoi gjobën dhe nuk do të apelonte vendimin. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit