Kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë?

Mos i humb

Më 22 gusht do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, me iniciativë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka marrë vendim që më 22 gusht të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas këtij vendimi, të gjitha subjektet politike kërkuan që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të shpallë sa më shpejtë datën e zgjedhjeve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë tha se e vetmja zgjidhje kur ka dilema për qytetarët janë zgjedhjet, teksa theksoi se Kosova ka nevojë për vendosmëri për të ecur përpara dhe mençuri strategjike për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Që nga dita e parë e kam thënë me bindje të plotë dhe vendosmëri. Edhe sot e them që e vetmja zgjidhje kur ka dilema janë qytetarët e vendit, janë zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë opsion, apo alternativ, por janë drejtim edhe vendim i duhur për qytetarët dhe vendit tonë. Ky vend ka nevojë për vendosmëri për të ecur përpara”, deklaroi Veseli.

E shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që të përmbush të gjitha kriteret ligjore e kushtetuese dhe të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.

“Ne besojmë që menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti në pajtim me partitë të veprojë, duke caktuar sa më shpejtë që është e mundur, brenda afateve kushtetuese, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që të krijohet hapësire për krijimin e një qeverie legjitime, që do të çojë përpara proceset që për fat të keq kanë mbetur pezull”, ka thënë ai, shkruan lajminet.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve e dha shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, raporton më tutje lajmi.net.

Sherifi tha se fundi i shtatorit ose java e parë e tetorit pritët të gjejë Kosovën në zgjedhje të reja.

“Fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit do të jetë data më e përafërt për t’u organizuar zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Sherifi.

Sherifi gjithashtu, shprehu disa prej arsyeve që pse është vendosur që Kuvendi të shpërbëhet me 22 gusht dhe jo më herët.

“Arsyeja se pse u vendos data të jetë 22 gusht dhe jo menjëherë ka të bëjë me shqetësimet dhe rekomandimet e BE-së që na nevojitën pak më shumë kohë për t’u përgatitur misionin vëzhgues që do ta dërgojnë në Kosovë. Nëse nesër do të shpërndahej Kuvendi dhe 15 shtatori do të ishte data e zgjedhjeve ata do të kishin vështirësi në përgatitjen e misionit vëzhgues për ta dërguar në Kosovë dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, shpjegoi Sherifi.

Theksojmë se gjithashtu, me propozim të kryeparlamentarit Veseli, në seancën për shpërndarje të Parlamentit, para se të votohet për shpërndarje, u vendos që deputetët të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për fondet IPA, në mënyrë që Kosova mos të humbë asnjë mbështetje ndërkombëtare për fondet IPA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit