Kurban Bajrami, Basha në stilin klerikal: me besim te Zoti, kalohet çdo sprovë!

Mos i humb

Urimi i kreut demokrat Basha për Kurban Bajram, ka veçuar për një frazë të stilit klerikal.

Në mesazhin e tij, Basha thotë se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti “Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!

Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkroi Basha në FB, duke iu uruar besimtarëve muslimane Kurban Bajramin. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit