Kurdët, marshim nga Lozana në Gjenevë, kundër dhunës në Afrini

Mos i humb

Rreth 1200 kurdë dhe miq të tyre janë grumbulluar sot në qendrën e qytetit të Lozanës, prej nga kanë marrë rrugën për në Ouchy. Në këtë vend është pallati Rumine, në të cilin në vitin 1928 ishte nënshkruar “Marrëveshja e Lozanës, e cila kishte bërë rregullimin e kifijve të Turqisë, duke shuar ëndrrën e kurdëve për një shtet të tyrin.

Ata kanë nisur kështu “Marshimin e paqes”, në kuadrin e të cilit do të bëjnë këmbë udhëtimin prej 60 kilometrash nga Lozana deri në Gjenevë

Shumica e marshuesve janë nga Zvicra por në mesin e tyre ka pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme. Ata protestojnë kundër bombardimit të enklavës kurde Afrine. Rreth 150 civilë kanë gjetur vdekjen nga këto bombardime, kanë theksuar organizatorët e protestës.

Protestuesit i drejtohen kështu bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të këmbëngulë në respektimin e të drejtave të njeriut. OKB duhet të veprojë unike, për të parandaluar një masakër.

Pas Ouchy-s, marshuesit do të shkojnë këmbë deri në Morges ku pritet të mbërrijnë në mbrëmjen e sotme. Të enjten ata pritet të kenë arritur në Gjenevë, ku do të bëhen pjesë e një demonstrimi të madh që do të mbahet të premten para pallatit të OKB-së./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit