Kurdët sirianë apel ndërkombëtar për ta ndihmuar Turqinë

Mos i humb

Kurdët sirianë që jetojnë në Turqi për shkak të luftës civile në vendin e tyre kërkuan mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet e Turqisë dhe mirëpritjen e tyre.

Kurdët sirianë, një nga komunitetet më të vuajtura nga konflikti, për shekuj me radhë kanë lidhje miqësore me të afërmit e tyre dhe fqinjët në Turqi.

Duke i hapur krahët për njerëzit në nevojë pa bërë diskriminime në baza gjuhësore, fetare dhe etnike, Turqia ka pritur mijëra kurdë sirianë që duhej të largoheshin nga atdheu i tyre për shkak të luftës civile dhe shtypjes së terroristëve të PYD/PKK-së. Kombi turk ndau një nga qytetet më të mëdha me tenda në rrethin Suruç në juglindje të krahinës Şanlıurfa, ku shumica e kurdëve sirianë të shtypur janë strehuar, përderisa toka e tyre mbetet e uzurpuar nga PKK/PYD-ja.

Kurdët sirianë jetojnë në paqe dhe qetësi në qytetin me tenda, ku plotësohen nevojat e tyre humanitare, duke filluar nga arsimi e deri në shëndetësi.

Megjithatë, malli i madh për atdheun e tyre çdo ditë rritet dhe në ndërkohë presin që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë Turqinë, kombin që tregon përpjekjet për kthimin e tyre të sigurt.

“Do të vdisnim në vendin tonë po të mos ishte Turqia” 

Mohamad Nouri nga qyteti sirian Ayn al-Arab (Kobani), për AA tha se ai u strehua në Turqi katër vjet më parë së bashku me shtatë fëmijët e tij. Ai tha se ishin të lodhur nga shtypja, pasi fshati i tyre u pushtua nga terroristët e PYD/PKK-së dhe gjetën zgjidhjen duke ikur në Turqi.

Nouri theksoi se nevojat e tyre u përmbushën në mënyrë të përsosur, por se pavarësisht asaj, ata duan të kthehen në vendin e tyre.

“Ne jemi kaq të lumtur që kemi ardhur në Turqi. Fëmijët e mi po shkojnë në shkollë këtu. Nëse nuk do të kishim ardhur në Turqi, do të kishim vdekur në atdheun tonë. Ne jemi duke pritur mbështetjen e vendeve të tjera për Turqinë në çlirimin e vendit tonë”, tha Nouri.

I ardhur në Turqi nga rajoni i njëjtë është edhe Hussein Asbad, një mësues në vendin e tij i cili po përdor përvojën e tij për arsimimin e refugjatëve në kampe.

“Turqia kujdeset shumë për ne. Megjithatë, pa marrë parasysh se sa mirë gjithçka është, një njeri dëshiron të jetojë në atdheun e tij. Po të qëndronim, do të kishim vuajtur nga shtypja e PYD/PKK-së”, tha Asbad.

Ndërkaq një tjetër kurd sirian, Muslim Hattal, i cili erdhi në Turqi tre vjet më parë së bashku me pesë fëmijët e tij, tha se ata mbijetuan luftën “falë Allahut dhe mbështetjes turke”.

“Turqia na dha një vend për të jetuar, ne jemi të lumtur. Ne duam mbështetje për Turqinë veçanërisht, si dhe për vendet tjera për kthimin tonë në vendin tonë”, theksoi Hattal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit