Kurrsesi mos e humb namazin e ikindisë!

Mos i humb

 

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” (Kuran, 2:238)

 Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Nëse ndokujt i ikën namazi i ikindisë pa e falur, kjo është për të sikur t’i kishin humbur familja dhe pasuria e tij.”

[E shënon Buhariu.]

Urtësi

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: “Gjëja më e rëndësishme për mua është namazi. Ai që e ruan atë, e ka ruajtur fenë e tij, kurse ai që e humb atë, punët e tjera i humb edhe më lehtë.”

Dua të falem, por kam frikë se do ta lë namazin (!)

Në qoftë se ende nuk falesh, ti tashmë e ke lënë namazin, por, kur fillon të falesh dhe ta shijosh kënaqësinë e namazit, më nuk do të mund të ndahesh prej tij.

Këshillë

Kurrsesi mos e humb namazin e mesëm, atë të ikindisë; ta ruash si sytë e ballit!

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit