Kurteshi: Çështjen Dehari do ta dërgojmë deri në Strasburg

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka rikonfirmuar edhe njëherë se nuk do të lërë gurë pa lëvizur derisa drejtësia për aktivistin e tyre, Astrit Deharin të vihet në vend.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka bërë të ditur se ka gadishmeri nga ana e prokurorisë së shtetit për bashkëpunim me zbardhjen e rastit Dehari.

“Ne kemi me çuar deri në gjykatën e Strasburgut rastin e Astrit Deharit, nuk do të mbetet pa u hetuar dhe pa u gjykuar drejt. As familja e as avokati nuk kanë kërkuar shikim e dokumenteve por thjesht auditim të fakteve të mbledhura nga Policia e Kosovës që do të thoë kanë kërkuar hetim të plotë ndërkombëtarë sa i përket rastit, të gjitha provat që i duhen një institucionit janë për nxjerrjen e konstatimeve”, tha Kurteshi duke shtuar se mediat kanë percjell mesazhe pa dokumente zyrtare të shkruara që nuk flasin shumë, sepse askush nuk ka një dokument që flet për rastin me dergimin e dokumenteve për ti dërguar në ekspertiz dhe super ekspertiz.

Kurteshi ka venë akuza drejtë Ministrisë se Drejtësisë dhe ish qeveria Mustafa që sipas tij kanë bërë përpjekje që mos të lejohet një hetim ndërkombëtarë.

“Familja Dehari ka bërë kërkesën zyrtare menjëherë qysh në vitin 2016-të për hetim ndërkombëtarë. Qeveria e Kosovës ka nxjerr një rezolut që kërkon hetim ndërkombëtarë, qeveria mustafa se bashku me ish ministren e drejtësisë kanë bërë përpjekje që mos të lejojnë një hetim ndërkombëtarë. Poashtu ministrja e drejtësisë ka kërkuar përndjekje ligjore të eksperteve ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë të trupit të pajetë të Deharit ku kanë qenë të pranishëm të gjithë për ndjekjen ligjore dhe ndërkombëtarë që gjeja që sipas saj është jo ligjore”.

Megjithatë, Kurteshi tregon që brenda 1 viti nuk është ndërmarr asgjë nga qeveria e Kosovës për rastin Dehari.

“Pas një viti që nuk është bërë asgjë , familja ka takuar kryeministrin me 7 nëntor 2017-të me lejen për hetim ndërkombëtarë, pas një vendimi të qeverisë se re me 13 dhjetor, janë bërë dy muaj e gjysmë e as familja e as avokati nuk kanë asnjë përgjigjë kompetente në lidhje me rastin, poashtu edhe ministria e drejtësisë jep deklarata që janë duke ndërmarrë, por nuk ka asgjë”.

Sipas tij, kjo zvarritje ka një qëllim, dhe ka persona që ende janë në qeveri të cilët nuk e duan një hetim ndërkombëtarë.

Familja edhe avokati kan kërkuar hetim ndërkombëtarë dhe jo me ekspertizë me dokumente të shkruara./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit