Kurteshi: Nuk do t’i zhgënjejmë qytetarët pavarësisht mosmarrëveshjeve

Mos i humb

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se pas zgjedhjeve të brendshme, strukturat e lëvizjes do të jenë më vitale dhe se nuk do t’i zhgënjejnë qytetarët, përkundër mosmarrëveshjeve në parti.

Kurteshi në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës ka thënë se është i sigurt se këto mosmarrëveshje do të tejkalohen ose nga lëvizja do të shkojnë ata që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me kokurrencën dhe të respektojnë statutin e lëvizjes.

“Lëvizja Vetëvendosje e do Kosovën shtet ligjor, lëvizja do që askush të mos jetë mbi ligjin, e as në lëvizje askush s’duhet të jetë mbi statutin”, ka thënë ndër të tjera ai. Në mbledhjen e Këshillit të Qendrës në Prishtinë nuk ka marrë pjesë kryetari Shpend Ahmeti, e as deputetë e anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes, të cilët dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre në parti./albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit