Kurti dhe Konjufca takohen me ministrin e Jashtëm turk Çavuşoğlu në Mynih

Mos i humb

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar takime me politikanë të vendeve të ndryshme, (AA).

Siç njoftojnë burimet diplomatike, shefi i diplomacisë turke, ndër të tjera, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca.

Konferenca e 56-të e Sigurisë në Mynih (MSC 2020) nisi të premten, në të cilin çdo vit politikanë dhe ekspertë më të fuqishëm të sigurisë diskutojnë çështjet e paqes dhe sigurisë globale.

Rreth 30 kryeministra dhe krerë të shteteve, si dhe 70 ministra të jashtëm dhe mbrojtës, marrin pjesë në konferencë, e cila mbledh së bashku zyrtarët më të lartë politikë, ekonomikë dhe ushtarakë në botë. Në konferencë, e cila përfundon sot, marrin pjesë gjithashtu më shumë se 500 përfaqësues të kompanive të njohura, profesionistë të sigurisë dhe përfaqësues të sektorit civil.

Temat kryesore të konferencës së këtij viti janë rendi ndërkombëtar liberal, mbrojtja e Bashkimit Evropian (BE), konfliktet globale të tregtisë, ndryshimet klimatike, siguria kibernetike dhe konkurrenca ekonomike dhe teknologjike midis vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit