Kurti: Duhet ta kujtojmë Konferencën e Bujanit, ajo që nguli themelet e çlirimit

Mos i humb

Në konferencën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kushtuar 75 vjetorit të Konferencës së Bujanit dhe ndikimit të saj, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se kjo konferencë ka vendosur të drejtën e vetë për vetëvendosje edhe përkundër asaj që sot kjo konferencë nuk është e njohur për popullin e Kosovës.

Lidhur me këtë Kurti, tha se Rezoluta e Bujanit, është votuar nga të gjithë përfshirë edhe serbëve, por që më vonë u rrëzua nga një konferencë tjetër që u mbajt në Prizren.

“Konferenca e Bujanit ka qenë e gjërë, aty kanë marr pjesë përfaqësues të gjitha shtresave të Kosovës, madje edhe përfaqësues serbë. Edhe pse kjo konferencë nuk njihet pothujse aspak, është tejet e vlefshme për popullin e Kosovës. Rezoluta e Bujanit u votua nga të gjithë përfshirë edhe atye serbe. Është pikërisht konferenca e Bujanit e cila e vendosi të drejtën e vetë për vetëvendosje. Një vetëvendosje për barazi drejtësi e posaqërisht për clirim. Rezoluta që doli nga kjo konferencë e Bujanit,  fatkeqësisht u rrëzua nga një konferencë tjetër pas luftës që u mbajt në Prizren”, tha Kurti,  i cili më tutje i bëri thirrje të gjithëve që mos ta harrojn të kaluarën e të marrin shembull nga popujt e tjerë evropian.

“Mund të duket e parëndësishme kur injoraca i shtyn që ta harrojnë të kaluarën e ta dojnë vetëm të tashmë. Duhet të marrim shembull nga shtetet perendimore se si e kujtojn të kaluarën. Të gjithë e dim që në fjalimin e e Shuman, ia ka dhënë një deklaratë që njihet si gurëthemeli për bashkimin evropian. BE i ka themelet në paqe me antifashizëm e fashizëm”, u shpreh Kurti.

Ndërsa Pjesmarrësi i luftës nacionale çlirimtare, dhe akademiku, Minir Dushi, tha se kjo konfernecë është historike dhe kombëtare, dhe se Rezoluta e Bujanit ka qenë akti i parë legjlislativë.

“Kjo konferencë është një ngjarje madhore historike dhe kombëtare pavarësisht vendimeve të saj që nuk janë zbatuar për shakë të rrethanave. Synim i konferencës ishte të shpallte vetësin e saj në kuptimin e pavarësimit nga strukturat ushtarat nga institucionet e tjera serbe.  Rezuluta e Bujanit ka qenë akt i parë legjislative i përfaqesuesve të popullit të Kosovës . Ka qenë një akt guximta patriotikë dhe largëpamës . Bujani u shënderrua në një parlament të vërtet duke institucionalizuar organet e tjera relevante”, u shpreh Dushi.

Kjo konferencë është mbajtur në shtëpinë e patriotit, Sali Moni, në fshatin Bukan në rrethinën e Tropojës pasi që në Kosovë nuk kishte asnjë zonë të lirë. Njëra prem vendimeve më kryesore të marra në këtë konferencë ishte ndryshimi i emrit Metohi në pjesën e veriore. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit