Kurti fajëson Haradinajn: As pas 16 muajve nuk e krijoi trupin punues rreth demarkacionit

Mos i humb

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar, kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinajn, për moskrijimin e trupit punues rreth demarkacionit.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot në konferencën për ‘Finalen e Madhe’ Kosovë – Serbi ka thënë se së pari duhet siguruar anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe të arrihet njohja e Serbisë, e pastaj të shihet korrigjimi i kufijve.

‘’Pengesë për neve janë mungesa e njohjes nga 5 shtete, kurse e Serbisë njohja e Kosovës. Le ta bëjmë njëherë anëtarësimin në OKB, ta fitojmë njohjen e Serbisë, e pastaj korrigjimin e kufirit’’, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka fajësuar kryeministrin Ramush Haradinaj që as pas 16 muajve nga ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, nuk është krijuar paneli punues.

”Nuk mund të jemi seriozë nëse ende se kemi kryer çështjen me Malin e Zi.. Korrigjimi nuk u bë,por as nuk punua trupi forum, 16 muaj pas. Fajet i ka kryeministri. Le ta kryejnë njëherë me Malin e Zi, pastaj kanë legjitimet edhe për korrigjime të tjera. Kryeministri i Kosovës duke e lënë dialogun jashtë Qeverisë, e ka bërë dëmin kryesor që po na torturon tash e një vjet e gjysmë’’, ka thënë Kurti.

Për bashkimin e Luginës me Kosovën, Kurti thotë se pengesa është në Beograd e jo në Prishtinë.

‘’Unë besoj që edhe ju e ndani mendimin se pengesa për bashkimin e Luginës është ne Beograd, e jo në Prishtinë. Ata i kanë dy shtylla kryesore, e para është referendumi i një dhe 2 marsit 11992 dhe lufta e UÇPMB-së. Nuk kalon rruga e Kosovës për në BE dhe Beograd, por rruga e Serbisë për BE kalon nëpër Prishtinë’’, ka deklaruar Kurti, raporton periskopi.

Ai thotë se VV është e bindur se zgjidhja e duhur është në hapat e duhur.

‘’Mos të shtiremi që nuk kemi marrëveshje me Serbinë, i kemi 33. Duhet të bëhet një shqyrtim dhe vlerësim. Ta shohim shkallën e zbatimit dhe të shohim se ku jemi. Hapi i parë, ky.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit