Kurti flet për fondet e siguruara nga biznismenët në Gjermani: Nuk kanë qenë 140 mijë euro!

Mos i humb

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti pas publikimit të një bisede telefonike në media ku lakohet emri i liderit të kësaj partie Albin Kurti, për gjoja grumbullim të fondeve për mbulimin e fushatave elektorale, ka sqaruar se bëhet fjalë për një vlerë më të vogël të mjeteve financiare.

Kurti, ka thënë se fushata për mbledhjen e fondeve ka qenë publike dhe në procedurave të rregullta ligjore e bankare.“Lëvizja VETËVENDOSJE! publikisht ka bërë fushata për mbledhje të fondeve, sidomos përpara aktiviteteve të rëndësishme dhe fushatave elektorale.

Të gjitha fondet e mbledhura si dhurata ne i kemi publikuar në mënyrë transparente, si burimin ashtu edhe destinacionin. Sipas raporteve nga monitorues të pavarur, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar më së shumti donacione prej krejt subjekteve, dhe ato kanë qenë transparente, të rregullta dhe sipas procedurave ligjore e bankar, shkruan gazeta blic. Ne i falënderojmë të gjithë kontributorët tanë, ata kanë ndihmuar shumë në rritjen dhe zgjerimin e Lëvizjes. Por, duhet ditur se nuk bëhet fjalë për një shumën 140 mijë euro, por për një shumë më të vogël”, ka thënë ajo.

Tinka Kurti, VV
Në biseden telefonike të publikuar sot në media ndërmjet deputetit Milaim Zeka dhe një biznismeni gjerman, identiteti i të cilit është fshehur thuhet se Albin Kurti, para balotazhit në nëntor të vitit të kaluar, kishte shkuar në Frankfurt të Gjermanisë duke iu kërkuar biznesmenëve para. I njëjti biznesmen thotë se Kurti kishte kërkuar para edhe për komisionerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit