Kurti: Forcat e Armatosura janë kapaciteti ynë mbrojtës ndaj Serbisë

Mos i humb

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë kohës kur në Kuvend ku po shqyrtohen projektligjet për Ushtrinë e Kosovës ka thënë se Kosovës i duhet bashkëpunimi me shtetin e Shqipërisë, pasi siç tha ai FSK nuk do të jetë e kompletuar si ushtri dhe forcë e armatosur.

“Kosova ka territor e kufi të caktuar, Forcat e Armatosura të shtetit tonë duhet të ju referohen këtyre shifrave 5 mijë e 3 mijë sërish gjë që nuk thonë asgjë vetvetiu. Duhet shqyrtuar të gjitha mundësitë për të qenë komplementar përplotësues me Shqipërinë që të kursejmë duke mos u dyfishuar pa nevojë. Nuk është një qasje serioze që parasheh një periudhë 10 vjeçare. Meqenëse Forcat nuk do të jenë tamam ushtri as forcë e armatosur është me rëndësi që të kemi bashkëpunim me shtetin e Shqipërisë”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes theksoi se Forcat e Armatosura janë kapaciteti ynë mbrojtës edhe ndaj Serbisë.

“Është e rëndësishme që të kemi forcat tona të armatosura që na mbrojnë si shtet. Janë dy faktorë përkufizues për ndërtimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Aspekti diferencial konsiston në atë që të dijmë raportin e forcave tona me forcat e fqinjëve e posaçërisht me fqinjin tonë verior që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Shpresoj që dikush nga qeveria e ka shikuar se çfarë ushtrie ka Serbia. Forcat e Armatosura janë kapaciteti ynë mbrojtës ndaj kujt mund të na mbrojnë ato sigurisht nga Serbia”, u shpreh Kurti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit