Kurti: Ndryshimi demokratik e progresist kur opozita e vërtetë bëhet qeverisje e ardhshme

Mos i humb

Një qytet zviceran dhuron kupon në vlerë prej 500 frangash në kohë krize

Një qytet zviceran ka mbështetur një skemë për t’ i dhënë çdo personi të rritur një kupon me vlerë 500 franga zvicerane...

Francë: Dorëhiqet nga posti Kryeministri Edouard Philippe

Kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë sot dorëheqjen, e cila është pranuar nga Presidenti Emmanuel Macron Philippe e kishte...

India bllokon TikTok-un dhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze

India të hënën bllokoi dhjetëra aplikacione kineze, duke përfshirë aplikacionin popullor TikTok, me qëllim të “ruajë sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës kibernetike...

Zvicra solli trendet, qasjet dhe aftësitë më të reja për sipërmarrësit në Maqedoni

Programi zviceran për katër vjet me radhë solli trendet, qasjet dhe aftësitë më të reja për sipërmarrësit në Maqedonin Veriore.

Me rastin e 14 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti dhe Liburn Aliu mbajtën një konferencë për media ku folën për rrugën e Lëvizjes, prej krijimit të saj në 2005 e deri më sot.

Liburn Aliu përmendi shkrimin e parullës ‘JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!’ në murin e UNMIK-ut si aksionin e parë që hapi një valë të re të aktiviteteve të shumta politike në funksion të pengimit të proceseve të dëmshme që po i gatuheshin Kosovës asokohe.

“Ne donim që liria e Kosovës të ndërtohej mbi vullnetin e qytetarëve të saj dhe jo përmes negocimit me pushtuesin. Ishim të bindur se liria dhe zhvillimi i vendit do të jenë të qëndrueshme vetëm duke u bazuar në këtë vullnet.” tha ai duke theksuar bindjen se negocimi do të kishte për bazë vetëm stabilitetin e përkohshëm dhe jo lirinë, barazinë dhe të drejtat që ne si popull po i kërkonim.

“Tubime, aksione, deklarime dhe punë e shumtë vullnetare dhe e përditshme në çdo qendër të Kosovës u zhvilluan nga vera e vitit 2005. Këto u shoqëruan me arrestime dhe dhunë të përditshme por ne nuk u zmbrapsëm ngase ishim në rrugën e drejtë të kundërshtimit të planit të negociatave me Serbinë” tha Aliu në fjalën e tij, duke shpjeguar se si Lëvizja nga takimet e vogla kaloi në tubimet e mëdha, ndërkohë që pushteti vetëm sa shtonte radhët e policëve.

“Në çdo përvjetor, në ligjërimin tonë mbeti përherë e njëjtë një fjali, jemi më të fortë se vitin që shkoi. Edhe sot, ne jemi më të fortë se kurdoherë deri më tani dhe të tjerët janë më të dobët se kurdoherë deri më tani” tha ai duke theksuar se lëvizje të tilla ka pas çdo herë përgjatë dekadave të shkuara, dhe se Lëvizja është vetëm një vazhdimësi e përpjekjes së një kombi të vogël drejt forcimit të vet.

Albin Kurti në fjalën e tij tha se kur çlirimi kishte mbushur 6 vjet dhe pavarësia po shtyhej prej vitit në vit, lindi Lëvizja VETËVENDOSJE!. 12 qershori është dita e çlirimit të Kosovës, por edhe ditëlindja e Lëvizjes sonë. Para 14 vjetëve, në murin që ndante selinë e pushtetit të UNMIK-ut prej neve që asokohe konsideroheshim banorë të Kosovës dhe jo qytetarë shkruam parullën ‘JO NEGOCIATA – TËVENDOSJE!’.

Nga ajo kohë, përveç kritikës, Lëvizja ka paraqitur përherë edhe alternativa tha Kurti, duke përmendur fushatën për bojkotimin e produkteve të Serbisë në Kosovë, që filloi në maj të vitit 2006, fushatën BLEJ SHQIP në shtator të vitit 2009 dhe fushatën ‘Duaje tënden’ për rritjen e konsumit të prodhimeve vendore në vitin 2011.

“Kemi kundërshtuar planet dhe ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe kemi argumentuar e jemi angazhuar për afrimin e bashkimin me Shqipërinë. Mirëpo, ne nuk e shohim bashkimin e këtyre vendeve tona përmes dobësimit apo dështimit të shteteve tona, por nëpërmjet forcimit të tyre.” tha ai, duke potencuar se PANhajnia e zullumit në politikë dhe e tajkunëve në ekonomi duhet të marrë fund e do të marrë fund.

Kurti përmendi se si gjatë aktivitetit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë vrarë aktivistët Mon Balaj e Arben Xheladini kurse në burg u mbyt aktivisti Astrit Dehari.

“Në rrugëtimin tonë, nuk jemi sprapsur e as nuk jemi ndalur, nuk kemi devijuar dhe as s’jemi lodhur, edhe kemi bashkëpunuar me të tjerë edhe dyert i kemi pasur të hapura për të tjerët, për të mirën e vendit dhe interesin e përgjithshëm kemi ecur drejt e qartë, fortë e fuqishëm.” – tha ai.

“Ndryshimi demokratik e progresist do të jetë ai në të cilin opozita e vërtetë dhe e drejtë bëhet qeverisje e ardhshme e mirë. VETËVENDOSJE!-a sot është mundësia për qytetarët e Kosovës dhe garancia për Republikën e Kosovës. Nesër ajo do të jetë qeverisja që shërben e mbron, që rrit produktin, buxhetin dhe punësimin, që siguron drejtësinë, paqen dhe dinjitetin.” – tha Albin Kurti duke theksuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk ka pasur më shumë mbështetje dhe se në zgjedhjet e ardhshme PAN-i do të mundet, e Kosova do të shpëtojë, e do të përparojë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Vdesin edhe 6 persona në QKUK nga Covid-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës...

Hoti u bën thirrje grupeve parlamentare të mbajnë seancën për rishikim të buxhetit

Kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjendet një formë për mbajtjen...

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...