Kurti priti në takim ambasadorin e Zvicrës z. Lebet

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka bërë te ditur se ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Theksohet se në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike.

“Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjelltë”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ndër tjerash e ka njoftuar ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta”, thuhet në fund të komunikatës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit