Kurti shkon në Açarevë, thotë se Sylejman Selimin e ka shok prej 20 vitesh!

Mos i humb

Pas lirimit nga burgu, ish-gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimin- Sulltanin e kanë vizituar qytetarë të shumtë nga gjitha trevat shqiptare, përfshirë këtu edhe figura politike. Sot në Açarevë të Skenderajt për vizitë tek Sylejman Selimin ka qendruar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka treguar se me Selimin njihen që moti dhe janë shokë prej 20 vitesh.

Kurti në faqen e tij zyrtare ka postuar disa fotografi nga Açareva, duke treguar se Syles sot i shkëlqente fytyra dhe dukej mirë më shëndet.

Postimi i tij i plotë:

Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and outdoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit