Kurti: Ta ndërprejm dialogun avanturist të presidentit Thaçi

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se bindjet kur po flitet për një marrëveshje të dhimbshme nuk janë se po flitet për dhimbjet personale të atyre që janë të përfshirë në këtë proces, por për dhimbjet si shoqëri dhe shtet.

Sipas tij, me njerëz jokredibil nuk pritet as fitore dhe as sukses nga këto bisedime. “Është e domosdoshme që çështja të kthehet në shoqëri, në Kuvend dhe institucionet e shtetit dhe aty së pari të bëhet vlerësimi i raportit të Qeverisë për dialogun gjashtëvjeçar, të ndërpritet dialogu personal pa mandat të Kuvendit dhe të formulohen kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë, të përcaktohen parimet dhe kushtet e një dialogu të ri dhe në përputhje më këto të formohet ekipi negociator me udhëheqës dhe strategji dhe duhet të jetë e brendshme”, u shpreh Kurti.

I pyetur nga Kosova Post se në rast se i kërkohet a do të pranoj të udhëheq dilogun, Kurti nuk e mohoj dhe as pohoj një gjë të till. ‘ Këto komente Kurti i bëri në këtë konferencë ku foli edhe për moszbatimin nga Qeveria e Kosovës të rezolutës për tejkalim të krizës së Telekomit të Kosovës.

“Shikoni kjo është sikur të vendosni qerrën para kuajve. Njëher është e nevojshme të bëhet vlerësimi  i këtij raporti 38 faqësh nga Qeveria, ta ndërprejm këtë dialogun aventurisk të presidentit aktual  i cili e bëri kokë më vete, jo për interesa të Kosovës. Vetëm disa ditë pasi takoi presidentit rus ku tha se e informova për Kosovë, pra ne kemi një president i cili informon gjetiu në vendet që sna kanë njohur dhe krejt në fund vjen ekipi negociator me udhëheqësit. Unë besoj që është tepër herët dhe krejtësisht e papërshtatshme që të flasim për fundin kur se kemi bërë fillimin”, u shpreh Kurti. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit