Kurti viziton veteranët përpara protestës, ja çfarë bisedoi me ata!

Mos i humb

Në prag të protestës së 29 shtatorit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët ka biseduar rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në komunikatën e lëshuar nga LVV-ja, thuhet se janë pajtuar që së bashku duhet t’i kundërvihen planeve të Serbisë.

“Ishte konstatim i përbashkët që aspiratave të Serbisë duhet t’iu kundërvihemi si shtet dhe se Serbia i ka shumë borxh shqiptarëve dhe Kosovës. Në anën tjetër, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë vlerë e shoqërisë sonë, se ata kanë probleme të shumta sociale, dhe se nevojitet përgjegjësi, rregull e saktësi në trajtimin e çështjeve të tyre”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera është diskutuar edhe për skandalin e fundit me listat e veteranëve.

“Në këtë takim u diskutua rreth ngjarjeve aktuale në vend me fokus në negociatat Kosovë-Serbi, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me listat e veteranëve”, shkruan komunikata.

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë protestë me 29 shtator kundër idesë personale të Hashim Thaçit për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një popull nuk i nënshtrohe një njeriu”, është edhe thirrja kryesore e kësaj proteste./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit