“Kurum”, në gjykatë për mashtrim dy zyrtarët turq

Mos i humb

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar në gjykatë çështjen “Kurum”, ku hetohen administratori, drejtori i blerjeve të Kurumit dhe vetë shoqëria.

Sipas burimeve zyrtare administratori turk i Kurum, Koray Zeytinoglu, akuzohet për mashtrim, të kryer më shumë se njëherë me pasoja të rënda, dhe pastrim të produkteve të veprën penale.

Yücel Aksu me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën drejtori i blerjeve të shoqërisë në kohën e aktivitetit kriminal 2011-2012, akuzohet për mashtrim të kryer më shumë se njëherë dhe me pasoja të rënda.

Ndërsa shoqëria Kurum International hetohet për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës penale, të dyja më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda.
Çështja është kryer nga prokurorja Armanda Xhaferi.

Janë disa fatura në këto vite për blerje skrapi me katër kompani të tjera, që sipas prokurorisë nuk kanë kryer asnjëherë aktivitet skrapi.

Yücel Aksu dhe Koray Zeytinoglu, në cilësinë e përfaqësuesve të Kurum përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit