Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, fajin për situatën e krijuar nē vend ia ka vënë Kryeministrit Ramush Haradinaj për siç tha ajo tërheqjen e tij nga kryesimi i dialogut duke i lēnë presidentit Hashim Thaçi mundësin që pa ndonjë mandat të vë në tavolin qështjen e korigjimit të kufijëve.
“Kryeministrit i kam thënë se kjo situatë ka ardh si rezultat i tërheqjes së tij nga dialogu duke i lënë mundësin Thaçit që pa mandat të flas për kufijë e Kosovës” tha ajo.
Këto komente Kusari-Lila i bëri pas tryezës se sotme të kryetarit Kadri Veseli për çështjen e dialogut me Serbinë, “Pavarësisht pozicionit pozitë opozitë kosova duhet të ketë një platformë…”
“Nëse nuk arrihet një konsensus mes partive shqiptare atëherë duhet të shkohet në zgjidhje tjerër e kjo zgjidhje është zgjedhjet e parakohshme”, tha mes tjerash Kusari-Lila./Kosova Post/