Kusari-Lila kërkon sqarim nga Haradinaj për dorëheqjen e kryetarëve të komunave serbe

Mos i humb

Kryetarja e Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta sqarojë dorëheqjen e 4 kryetarëve të komunave serbe.

Kusari-Lila, në një konferencë për media, ka thënë se në momentin që kryetarët dhanë dorëheqje, mandati i tyre u është dorëzuar kryetarëve të komunave.

Qeveria, sipas saj, ka shkelur Kushtetutën duke mos u deklaruar e duke mos marrë vendim për këto dorëheqje.

Kusari-Lila tha se Kushtetuta u shkel edhe nga presidenti Hashim Thaçi, i cili nuk shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të këtyre komunave.

“Kryeministri deklaron se me mbajtjen e taksës po ndalon ndarjen e Kosovës, andaj ne propozojmë komunikim të menjëhershëm me banorët serbë të këtyre 4 komunave. Qeveria e Kosovës, në vend se të humbë kohë me mekanizmat jofunksionalë për dialog me Serbinë, duhet urgjentisht të nisë dialog me serbët brenda në Kosovë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit