Kush e shpeshton kërkimin e faljes, Allahu atij do t’i shndërroje çdo brenge në qetësi dhe çdo ngushticë në rrugëdalje dhe e furnizon prej nga nuk e mendon fare

Mos i humb

Dërguari i Allahut Alejhi Selam ka thënë:

“Kush e shpeshton kërkimin e faljes, Allahu atij do t’i shndërroje çdo brenge në qetësi dhe çdo ngushticë në rrugëdalje dhe e furnizon prej nga nuk e mendon fare.”

(Transmeton: Ebu Davudi 1518, Iben Maxhe 3819)

Mënyra e istigfarit (kërkimit të faljes)

1- Zotëriu i istigfarit dhe më i miri është që robi të thotë: “ALL-LLAHUMME ENTE RABBI LAILAHE IL LA ENTE, HALEKTENI WE ENE ABDUKE WE ENE ALA AHDIKE WE WA,DIKE MESTETA,TU, EUDHU BIKE MIN SHERR-RRI MA SANA,TU EBUU LEKE BINI,METIKE ALEJJA WE EBUU BIDHENBI, FEGFIR LI, FE INNEHU LA JEGFIRUDH DHUNUBE IL LA ENTE”.
(O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam bërë ndaj Teje sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë Tua, i pranoj mëkatet e mia, të lutem më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje)

2- ESTAGFIRULL LLAH, (Kërkoj falje Allahut)

3- RABBIGFIR LI, (o Zot më fal mua)

4- ALL LLHUMME INNI DHALEMTU NEFSII FEGFIRLI, FE INNEHU LA JEGFIRUDH DHUNUUBE IL LA ENTE, (o Zot unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, më fal mua sepse nuk i falë mëkatet askush tjetër përec Teje)

5- RABBIG FIR LI WE TUB ALEJJA INNEKE ENTET TEUWABUL GAFURR ose ETTEUWABURR RRAHIM, (o Zot më fal mua, pranoje pendimin tim se Ti je Falësi)

6- ALL-LLAHUMME INI DHALEMTU NEFSI DHULMEN KETHIJRAN WE LA JEGFIRUDH DHUNUBE IL LALL-LLAHE, FEGFIR LI MEGFIRATEN MIN INDIKE, WERHAMNII INNEKE ENTEL GAFUURURR RRAHIM”(O Zot unë vetes i kam shkaktur shumë padrejtësi, vetëm Ti je që falë mëkate, andaj më fal dhe më mëshiro, ngase ti je Ai që falë dhe që është i mëshirshëm)

7- “ESTAGFIRULL LLAHU EL LEDHIJ LA ILAHE IL LA HUWE EL HAJJUL KAJJUM WE ETUBU ILEJHI” (I lutem Allahut të Madhërishëm, i Cili nuk ka Zot tjetër pos Tij, është i Gjallë dhe i Përjetshëm, që të m’i falë mëkatet dhe të ma pranojë pendimin).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit