Kush i paguan përkthyesit në spitalet zvicerane?

Mos i humb

Dihet se njohja e mangët e gjuhëve të vendit nga të huajt shkakton probleme në të kuptuarit e ndërsjellë në mes të pacientëve dhe stafit mjekësor në spitale.

Gjithmonë ekziston rreziku që një pacient të mos e kuptojë diagnozën ose që një paciente të mos e pranojë një trajtim mjekësor pasi që nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë, thuhet në një kronikë të srf.ch. Për të shmangur këto situata, spitalet angazhojnë përkthyes ose interpretues.

Në shëndetësinë zvicerane gjatë vitit 2016 janë regjistruar afërsisht dyfish më shumë angazhime përkthyesish ose interpretuesish ndërkulturorë se sa në vitin 2008, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye është koha që të gjendet një zgjidhje e përbashkët për financimin e këtyre shërbimeve të përkthimit, ka thënë Daniel Dauwalder nga Zyra Federale për Shëndetësi (BAG).

“Nevoja për veprim në këtë pikë ekziston gjithsesi. Ne po shqyrtojmë aktualisht se si do të mund të rregullohej në mënyrë të unifikuar financimi i shërbimeve të përkthimit në nivel vendi”. Aktualisht kjo çështje rregullohet në mënyra që dallojnë varësisht nga kantoni dhe spitali. Më së shpeshti janë spitalet ato që mbulojnë shpenzimet në fjalë ndërsa pjesërisht në mbulimin e tyre marrin pjesë edhe kantonet.

Në kërkim të një trajtimi të unifikuar mbarëkombëtar tash është bërë temë debati çështja nëse kostoja einterpretimeve duhet të futet në sigurimin bazë si shërbim i mbuluar nga sigurimi shëndetësor ose jo.

Aktualisht, fondet e sigurimit shëndetësor nuk janë të detyruara për të marrë mbi vete këte kosto, transmeton albinfo.ch. Madje ato e shikojnë me sy shumë kritik një ide të tillë. Por, ende nuk dihet se kur BAG do të prezantojë një propozim për financimin e unifikuar, thuhet në kronikën në fjalë./Albinfo.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit