Kush ishte Vehbi Sulejman Gavoçi, dijetari kolosal shqiptar që veproi në tokat arabe

Mos i humb

Ai u lindi në Shkodër në vitin 1923, në vitin 1937 së bashku me familjen e tij emigroi drejt Sirisë. Në vitin 1947 u diplomua në Universitetin “Al Az-har” në Egjipt, shkruan Kosova Post.

Disa nga dijetarët prej të cilëve mori dije Vehbi Sulejman Gavoçi ishin: Muhamed Al Hudr Husejn, Muhamed Zahid Al Keutheri, Muhsin Ebu Dekika, Muhamed Said Ramadan Al Buti, Muhamed Salih Al Furfur,  etj.

Për tre vjet radhazi u caktua si mësues i lëndëve fetare në disa shkolla dhe më pas në fakultetin e sheriatit (jurisprudencës islame) në Universitetin e Damaskut.

Dha mësime feje në disa xhami të Damaskut si në xhaminë e Arnautëve, xhaminë Ash-shemsije etj.

Më pas kreu detyrën si mësues fetar në Riad të Arabisë Saudite dhe më pas në qytetin e Medinës për një periudhë kohore 5-vjeçare. Në vitin 1974 u kthye në Damask, ku iu përkushtua mësimdhënies deri në vitin 1980. Sërish vajti në qytetin e Medinës, ku qëndroi deri në vitin 1985, gjithashtu mësim ka dhënë edhe në Jordani.   Në vitin 2001 u rikthye ne Damask, ku iu përkushtua studentëve të dijes.

Personaliteti i tij dhe cilësitë e tija më të spikatura

I pashëm, i rregullt në veshje, i parfumosur mirë, i kujdesshëm për pamjen e tij. I pajisur me virtytet e larta profetike. Zbatues i edukatës islame në çdo çështje. I thjeshtë dhe modest, i urrente mendjemëdhenjtë. Asnjëherë nuk e konsideronte veten e tij në rangun e dijetarëve islamë, megjithëse ishte i tillë dhe respektoheshte si i tillë. Ishte orator dhe depërtonte shpejt në zemrat e atyre qe e rrethonin. Ishte shumë falës dhe torlerant, nuk lëndonte dikë me fjalë, nuk fliste asnjë fjalë pa e peshuar. Nuk mërzitej përveç se për hir të Zotit dhe nuk kishte smirë ndaj dikujt, nuk merrte ndonjë vendim pa e peshuar mirë nga ana fetare. Bënte shaka brenda kufijve. Përlotej sa herë lexonte Kuran, apo ngjarje nga jeta e të parëve të devotshëm.

— Botimet e tij —

U bë i njohur me botimin e librave në fushën e Fik-hut Hanefi (jurisprudencë islame), në fushën e besimit, të edukatës islame dhe të shkencave kuranore. Librat e tij i përkisnin dy gjuhëve: arabisht dhe shqip. Në shqip botoi 35 tituj, ku 6 prej tyre të përkthyer nga arabishtja. Disa nga titujt e librave të tij janë: Shtyllat e besimit, Parimet islame gjatë adhurimeve sipas medh-hebit Hanefi, seria e librave të Shtyllave të Islamit, etj.

Profesori dhe dijetari i madh shqiptar Vehbi Sulejman Gavoçi dha një kontribut shumë të vyer nëpërmjet dijes së tij për njerëzit dhe për popujt.

Allahu e mëshiroftë dhe na bashkoftë me të në xhennet. Tekstin e pregaditi: Ardit Hoxhllaku

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit