Ballina Ndryshe Kush tha që shkolla është vetëm për të rinjtë? Gjyshja 67 vjecare...

Kush tha që shkolla është vetëm për të rinjtë? Gjyshja 67 vjecare mbaron studimet me sukses!

54
0

Një grua muslimane në Singapor ka fituar diplomën e saj bachelor në studimet islame në moshën 67 vjeç, duke përmbushur ëndrrën e saj të fëmijërisë dhe duke u ofruar muslimanëve të rinj një model për t’u ndjekur. “Unë nuk dua që mosha të jetë një pengesë për të mësuarit”, tha Rukiah Omar për Sunday Times.

Duke qenë dashamirëse e leximit, Omar tha se ajo gjithmonë ka dëshiruar që të marrë mësimet në medrese, shkollë islame, ëndërr që e kishte pasur qysh kur ishte fëmijë.

Dikur kishte punuar si punonjëse në një parking veturash, por tani zonja Omar është e diplomuar, edhe pse e pensionuar.

Me mbështetjen e bashkëshortit të saj, tri vajzave dhe dy nipërve, ajo mori diplomën e saj pas 11 vite e gjysmë studime me kohë të pjesshme. Teza e Rokiahut shqyrtoi rolin e grave muslimane në Singapor.

“Unë shpresoj që të jem një shembull për të tjerët në moshën time, të mos heqin dorë dhe të ndjekin mësimet gjatë gjithë jetës”, tha ajo. Në festën e diplomimit, Omar ishte më e moshuara në mesin e 33 të diplomuarve të Qendrës së Arsimit. /MESAZHI/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here