Kushtetuesja/ Manjani: Nuk bëhet funksionale brenda 2019, duhet edhe 1 vit që të plotësohen vakancat

Mos i humb

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale shprehet se premtimi se Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale brenda vitit, nuk mund të realizohet. Manjani në një postim në rrjet shkruan se do të duhet edhe 1 vit që vendet vakante në Kushtetuese të plotësohen, ndërsa thekson se dy nga anëtarët aktualë, njërit i ka përfunduar mandati dhe tjetri s’është konfirmuar ende nga Vettingu.

“Sot janë të emëruar vetëm 5 gjyqtarë, kur në fakt duhet të jenë 9. Për të bërë gjyqe duhen të paktën 6 dhe, për të marrë vendime duhet të votojnë 5 pro. Gjyqe s’bëhen dot!

Ndërkohë, nga këta të 5-të që janë të emëruar, njëri (Besnik Muçi) është ende i pakonfirmuar nga vettingu. Pra është i shkarkueshëm. Tjetri (Vitore Tusha) i ka mbaruar mandati që para dy viteve”, shkruan Manjani në një postim.

Komenti i Ylli Manjanit

Që të sqarohemi ne dhe të huajt që shkruajnë raporte.

Gjykata Kushtetuese, pavarësisht debateve pa bukë, nuk është krijuar ende siç e premtoi Rilindja.

Sot janë të emëruar vetëm 5 gjyqtarë, kur në fakt duhet të jenë 9. Për të bërë gjyqe duhen të paktën 6 dhe, për të marrë vendime duhet të votojnë 5 pro. Gjyqe s’bëhen dot!

Ndërkohë, nga këta të 5-të që janë të emëruar, njëri (Besnik Muçi) është ende i pakonfirmuar nga vettingu. Pra është i shkarkueshëm. Tjetri (Vitore Tusha) i ka mbaruar mandati që para dy viteve.

Pra do duhet edhe një vit më shumë që të plotësohen këto vende, që mund të bëhen vakant…

Kështu që premtimi se “do bëjmë gjykatën Kushtetuese funksionale” brenda këtij viti nuk realizohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit