Kushtëzohet vazhdimi i dialogut me heqjen e taksës së importit

Mos i humb

Perëndimi ka dërguar një ofertë në drejtim të Beogradit për vazhdimin e dialiogut në Bruksel, edhe nëse Prishtina nuk e tërheq masën e importit prej 10 për qind.

Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të saja, sipas të cilave presidenti serb, Aleksander Vuçiq e ka refuzuar menjëherë këtë opsion.

Sipas këtyre burimeve, Vuçiq e ka konsideruar këtë si një kërkesë absurde dhe se ka kërkuar tërheqjen e Prishtinës nga vendimi për taksën e importit.

Zyrtarë nga Beogradi kanë parlajmëruar edhe më parë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë shtesë ndaj produkteve serbe, mund të çojë në ndërprerjen e dialogut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit